Askush si ai në F1, Fernando Alonso vendos rekordin historik në Montekarlo

30 Maj 2023
12:42
Telesport
back button

Vendi i dytë që Fernando Alonso arriti ditën e diel në pistën e Montekarlo është i veçantë për pilotin spanjoll. Dy herë kampioni i botës në Formula 1 bëhet piloti i parë në histori që ngjitet në podiumin e garës së Montekarlo me 4 makina të ndryshme: Renault, McLaren, Ferrari dhe Aston Martin.

Në vitin 2006, ai u ngjit për herë të parë në podium, duke fituar me Renault, ndërkohë që një vit më vonë përsëriti të njëjtin rezultat, por këtë herë duke pilotuar një makinë McLaren. Më pas është ngjitur dy herë në podium me Ferrari, në vitet 2011 (i dyti) e 2012 (i treti).

Pas 10 vitesh, në moshën 41-vjeçare, Alonso rikthehet në podiumin e Montekarlo, këtë herë me Aston Martin. Falë vendit të dytë në këtë garë, Alonso e çon në 103 numrin e podiumeve në karrierën e tij, duke barazuar finlandezin Kimi Raikkonen.

Më shumë podiume në karrierë ka Lewis Hamilton (192), ndjekur nga Michael Schumacher (155), Sebastian Vettel (122) dhe Alain Prost (106).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit