Askush si Bayerni, veprim fantastik i kampionëve të Gjermanisë!

22 Maj 2020
22:02
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen është një klub fantastik! Gjermanët kanë arritur ndër vite të krijojnë një mekanizëm fantastik të funksionimit të klubit dhe të ruajnë ekoniminë e fortë. Kriza e COVID-19 nuk dëmtoi aspak bavarezët dhe për shkak të menaxhimit përfekt.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të ndihmojnë dhe klubet e tjera të Bavarisë. Bayerni do të mundohet të ndihmojë të gjithë klubet e rajonit të Bavarisë që kanë nevojë për të kaluar këtë krizë ekonomike.

Një veprim shumë fisnik i kampionëve të Gjermanisë që i ngre dhe njëherë në piedestal. Ata duan të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë në mënyrë që klubet të vazhdojnë të funksionojnë dhe të mos shkrihen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit