Askush si City në Europë, fitore e lehtë ndaj Huddersfield

20 Janar 2019
16:24
Denis Hakanaj
back button

Manchester City është kthyer katër pikë larg Liverpool-it në renditjen e Premier League pasi ka mundur 3-0 në transfertë Huddersfield-in, ekipi që mban vendin e fundit në klasifikim. 

Autorët e golave të "Qytetarëve" kanë qenë Danilo (18'), Sterling (54') dhe Sane (56'), duke e bërë ekipin e Pep Guardiola të parin në pesë kampionatet kryesore të Europës që shënon 100 gola në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet. 

Nuk kanë munguar rastet e dyshimta në ndeshjen e luajtur në "Kirklees Stadium". Miqtë, në fakt, kanë protestuar për një penallti të padhënë në pjesën e parë, por kanë shënuar golin e dytë nga një aksion të nisur në pozicion jashtë loje. 

Gjithsesi, këto probleme pritet të eliminohen në sezonin e ardhshëm, kur sistemi VAR do të përdoret edhe në kampionatin anglez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit