Askush si Inter në Champions, i vetmi problem është Lautaro

26 Nëntor 2021
11:34
Denis Hakanaj
back button

Askush në Europë si Inter-i, të paktën për sa i takon gjuajtjeve drejt portës.

Siç ka vënë në dukje La Gazzetta dello Sport, me 100 goditje në këtë Champions League, zikaltrit janë skuadra më sulmuese në këtë aspekt, të ndjekur nga Bayern (97) dhe Real Madrid (95).

Janë të mira edhe shifrat e mbrojtjes: vetëm Chelsea ka pësuar më pak gjuajtje në portë në krahasim me skuadrën e Simone Inzaghi-t.

Nota e vetme e stonuar është Lautaro Martinez: pavarësisht 23 gjuajtjeve, gjashtë prej të cilave në portë, Demi nuk shënon në Champions nga 3 nëntori i 2020-ës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit