Askush si Julian Nagelsmann në Gjermani

15 Dhjetor 2019
16:02
Denis Hakanaj
back button

32 vjeç me një të ardhme të shndritshme.

Julian Nagelsmann, trajneri i leipzig, po befason të gjithë në këtë sezon. Skuadra e tij është në luftë për titullin dhe ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League si fituese e grupit të saj, me Naglesmann që është bërë trajneri më i i ri që kualifikohet në fazën me eliminim direkt të kompeticionit europian.  

Megjithatë, Nagelsmann mund të krenohet për një rekord tjetër pas kësaj fundjave. Siç ka bërë të ditur championat.com, me fitoren e marrë kundër Dusseldorf, ai ka arritur të mundë të gjitha skuadrat e Bundesliga-s.

32-vjeçari, në fakt, ka fituar kundër të gjitha 24 skuadrave me të cilat është përballur në kategorinë kryesore të futbollit gjerman. Në këtë statistikë janë përfshirë edhe ndeshjet e luajtura nga Nagelsmann në drejtim të Hoffenheim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit