Askush si Ronaldo, fitime marramendëse gjatë pandemisë

4 Qershor 2020
15:49
Denis Hakanaj

Cristiano Ronaldo ka mundur Lionel Messi-n.

Dueli i përjetshëm vazhdon edhe në rrjetet sociale, me Daily Mail që ka publikuar të dhënat në lidhje me të ardhurat e atletëve nga Instagrami gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas të përditshmes britanike, edhe pa futboll, ose sport në përgjithësi, yjet si CR7, Messi dhe Neymar, por edhe Ibrahimovic janë pasuar falë sponsorizimeve.

Në periudhën mes 12 marsit dhe 14 majit, tre kampionët e Juventus-it, Barcelona-s dhe PSG-së kanë publikuar 4 postime të sponsorizuar secili, duke fituar shifra  shumë të larta.

Cristiano Ronaldo, për shembull ka fituar rreth 2.1 milionë euro. Pas tij vijnë Messi dhe Neymar me 1.45 dhe 1.33 milionë euro.

Në renditjen e veçantë janë edhe atletë të tjerë ose ish-atletë si Shaquille O’Neal ose David Beckham. Dhe yje akoma në aktivitet si Zlatan Ibrahimovic që, në krahasim me tre futbollistët e parë, ka fituar “vetëm” 260 mijë euro.

Mes futbollistëve është edhe Dani Alves, në vendin e nëntë me 120 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit