Askush si Ronaldo, portugezi bën shpikjen e radhës!

4 Qershor 2020
16:14
Eraldo Harlicaj

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, po studion me vëmendje disa këpucë të regbisë për të patur disa përparësi në fushën e blertë. Tuttosport dhe Sport Mediaset shkruajn se CR7 mendon se nëse ndryshon këpucët e tij mund të ketë kontroll më të mirë në fushë dhe të vrapojë më shpejt.

Nuk është një ide e re dhe e papërdorur më parë, pasi sulmuesi i Montpellier Andry Delort i ka përdorur këto këpucë që prej 19 shkurtit. Këpucët e reja kanë dhënë rezultat, pasi Andy Delort vendosi rekord në Ligue 1 duke kapur një shpejtësi prej 26.8 km/h.

Ronaldo është i jashtëzakonshëm sepse po mendon sërish të përmirësohet. Portugezi po kalonte një formë të mirë në vitin 2020. Ai thuajse po shënonte në çdo ndeshje dhe ndalesa prej pandemisë e ka penalizuar goxha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit