Askush si Suso në 10 vitet e fundit, më mirë se Ibra, Kaka dhe Dinho

15 Maj 2019
22:08
Denis Hakanaj
back button

Si mund të gjykohet sezoni i Suso-s? E ka nisur shumë mirë, por në dimër ka pësuar një rënie dhe ka pasur shumë probleme fizike, me rendimentin e tij që ka rënë ndjeshëm mes janarit dhe marsit. 

Situata është përmirësuar me ardhjen e pranverës, por tifozët e Milan-it janë të përçarë në lidhje me spanjollin: klubi duhet ta mbajë? Apo duhet larguar për të sistemuar një bilanc që është gjithmonë në vështirësi dhe për të kërkuar dikë tjetër?

Pavarësisht nga mendimi i gjithsecilit, Jesus është një lojtar thelbësor për kuqezinjtë sot. Këtë e tregon një statistikë: në dhjetëvjeçarin e fundit askush nuk ka krijuar me shumë raste se ai në një kampionat të vetëm (91, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t'u luajtur). 

Është një statistikë që duhet interpretuar, sepse duhet pasur parasysh sa nga këto raste janë kthyer në gol nga ai ose nga shokët e skuadrës, por tregon shumë në lidhje me rëndësinë që ka Suso për skuadrën e Gattuso-s. 

Në këtë renditje të veçantë të kuqezinjve, spanjolli lë mbrapa legjenda si, Ibrahimovic (86, sezoni 2011-12), Ronaldinho (86, 2009-10), Pirlo (74, 2009-10) dhe Kakà (66, 2013-14).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit