“Askush tjetër si Bayerni, nuk e ka poshtëruar dot një ekip anglez”

7 Gusht 2020
11:29
Alfred Lleshi
back button

Bayern Muncih do ta përmbyllë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, teksa do të presë ekipin e Frank Lampard në ndeshjen e kthimit, të shtunën. Bavarezët kanë epërsinë totale 3-0 nga ndeshja e parë, ndërsa ish-presidenti Uli Hoeness thotë se ka mbetur i mahnitur shumë nga shfaqja e kampionëve gjermanë në Londër:

“Ndeshja e parë kundër Chelsea ishte e jashtëzakonshme. Unë kam qenë atje vetë dhe rrallë kam parë një ekip gjerman që ta vendosë një ekip anglez me shpatulla për muri. Loja ishte një demonstrim i forcës që nga minuta e parë deri në të fundit.

Ekipi ynë ishte shumë i uritur, tregoi harmoni brenda grupit. Të gjithë lojtarët punojnë mirë së bashku. Trajneri arriti të përmirësojë pikat e forta të ekipit dhe ta bashkojë përsëri. Ju mund të shihni përpikmërinë dhe pasionin, me të cilin luajnë lojtarët e Bayernit deri në minutën e fundit. Bavarezët kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit