Asllani dhe Bajrami nën lupën e Edy Reja, ja deklarata e trajnerit kuqezi

11 Gusht 2022
12:22
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, italiani Edy Reja, ka folur për dy nga protagonistët e kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. I pari u transferua këtë verë te skuadra e Interit, ku pritet të bëjë hopin cilësor në karrierën e tij. Ndërsa i dyti është ende tek Empoli, por është në shënjeshtrën e disa ekipeve të mëdha, që synojnë ta marrin.

Asllani ka bërë një paraqitje te shkëlqyer, sidomos në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur dhe ka luajtur më shumë. Unë e pëlqej ndaj dhe e afrova në kombëtare, ku dhe ka debutuar me fanellën e Shqipërisë në disa miqësore”, tha Reja për mediat italiane.

Më tej, trajneri kuqezi shton: “E vlerësoj, pasi Asllani është një lojtar që ka personalitet. Mendoj se ka ende nevojë për eksperienca të tjera në fushë për t’u bërë një futbollist i rëndësishëm. Gjithsesi, që tani ai ka treguar cilësitë e një futbollisti të rëndësishëm”.

Për sa i përket Bajrami, shpresoj të kalojë te Fiorentina, pasi është një futbollist i talentuar. Në dy vitet e fundit ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha në fushë. I duhet të gjejë pak më shumë vijueshmëri në paraqitjet e tij”, deklaroi Edy Reja për “tuttomercato”.

Mendoj se mund t’i përshtatet mirë skuadrës së Fiorentina, si një lojtar që mund të luajë edhe në krahë. Në kombëtare ka luajtur në të majtë, sheh shpesh nga porta dhe ka një gjuajtje të mirë. Në skemat sulmuese është një lojtar që mund të adaptohet mjaft mirë në ccdo rol, madje edhe pas sulmuesit kryesor”, tha Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit