Asllani prezantohet te Interi: “Kujt ia merrte mendja, por një gjë ju them tani…”

30 Qershor 2022
19:49
Telesport
back button

Pasi u shpall sote zyrtarisht si futbollist i ri i Interit, shqiptari Kristjan Asllani foli për kanalet zyrtare të klubit për herë të parë si lojtar i skuadrës së Simone Inzaghit: “Të jesh këtu është një emocion i mrekullueshëm.

Unë jam 20 vjeç, veshja e kësaj fanelle është një emocion unik dhe mezi pres të vesh këtë fanele dhe te jap gjithcka”. I pyetur ne lidhje me faktin se ka lindur ne Shqiperi por qe eshte rritur ne Itali dhe nese kishte imagjinuar kete transferim ai tha:

“Jo, kurrë nuk e kisha imagjinuar. Unë u largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç, shkova në shkollë këtu dhe fillova të luaja në Itali. Nuk e kisha imagjinuar kurrë qe kaq shpejt ose nje dite do te mund te luaja me Interin”.

Nga kush jeni frymëzuar? Si do t’i thoshit vetes? “Kur isha fëmijë nuk e lashë kurrë topin. I shikoj të gjitha ndeshjet sepse më pëlqen të vjedh diçka nga çdo lojtar, dhe tani kam fatin të luaj me Brozovic, i cili është një gjysmëmbrojtës shumë i fortë.”

Cilat janë synimet tuaja? “Unë ende nuk i di qëllimet e mia, mendoj hap pas hapi. Jam i lumtur që kam debutuar në Serie A kaq shpejt, falënderoj Empolin dhe i detyrohem shumë, por tani jam këtu dhe jam” Do të përpiqem të jap më të mirën time”.

Goli i parë në Serie A kundër Interit. “Isha shumë i lumtur, por tani jam edhe më i lumtur sepse do te luaj ne ate stadium ku shenova”. Çfarë u thoni fansave?
“Jam gati dhe i them të na mbështesë sa më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit