Asllani: Sa e kam pritur këtë gol! Arnautovic e parashikoi, më tha se do të shënoja sonte

5 Mars 2024
9:56
Alfred Lleshi
back button

Pas golit të tij të parë me zikaltrit, Kristjan Asllani foli për fitoren e vështirë ndaj Genoa: “Jam shumë i lumtur, sepse ndeshja ishte 0-0. Pastaj e kam pritur këtë gol prej shumë kohësh, që nga viti i kaluar, – tha ai për “InterTv”.

– Fatmirësisht mbërriti, por jam më i lumtur për fitoren. Ne e dinim se mund ta zgjeronim avantazhin në pjesën e dytë dhe ia dolëm. Sonte ishte një fitore shumë e vështirë.

Sanchez? Ai është një kampion, stërvitemi me të çdo ditë dhe është themelor në fushë, edhe në dhomën e zhveshjes. Duhet të përgëzojmë Genoa, sepse na vuri në vështirësi të mëdha. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, prandaj fitorja është më e rëndësishme.

Çfarë më tha Arnautovic? Ai më tha: Do të shënosh sonte dhe ndodhi. Ne qeshim dhe bëjmë shaka shumë në dhomat e zhveshjes, miqtë e mi më thanë se duhet të festoja me pankinën dhe e bëra.

Në pjesën e dytë ndoshta ramë pak, nuk bëmë dalje përpara si zakonisht. Genoa përdori dy sulmues, por ne bëmë mirë, vuajtëm si ekip”.

Inzaghi pati lavdërime për Kristjan Asllanin pas golit kundër Genoa: “Shumë lëvdata i takojnë Asllanit. Ai ka luajtur tri ndeshje në hapësirën e një jave dhe ishte absolutisht i çmuar për ne. Në Lecce ishte një ndeshje intensive, më pas luajti kundër Atalantës dhe Genoas. Dua ta lavdëroj publikisht, sepse e meriton këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit