Asnjë fitore, Shehi: Gjici ka fjalën e fundit, jemi për titull

9 Mars 2020
20:32
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, nuk është aspak i kënaqur me nisjen e aventurës së tij me skuadrën verilindore. Humbja ndaj Skënderbeut ka bërë që ekipi i tij të mbetet 9 pikë larg Tiranës, distancë e madhe. 

NDESHJA – “Nuk i falëm minuta Skënderbeut, i falëm topa. Me dy topa të humbur, na ndëshkuan. Kur kemi ne topin, duhet të dalim në sulm, por ndodhi e kundërta. Por në futboll këtë gjëra ndodhin”.

TITULLI – “Mendimi im për momentin është që skuadra të kthehet te fitorja. Kemi disa javë që nuk fitojmë dhe skuadra është e ngarkuar. Objektivi do të jetë fitorja e ndeshjes së radhës, pastaj për t’u rinisur”.

MUSOLLI – “Musolli nuk është stërvitur 100%, por dy ditët e fundit është stërvitur. Sot na duhej në fushë, pasi nuk kemi alternativa në mesfushë. Ndërsa në sulm, kishim vetëm Cooper alternativë. Do të kisha dëshirë të kisha më shumë lojtarë në dispozicion, pasi mungesat janë prezente dhe alternativat e pakta”.

NDESHJA – “Ishte një ndeshje e hidhur, mendoj se meritonim më shumë për atë që prodhuam në lojë. Mesa shoh unë, kur lojtari më i mirë del portieri kundërshtar, sa i përket fazës së sulmit kemi bërë mirë. Mua personalisht më dhemb, pasi kemi pësuar gola të evitueshëm”.

GJICI – “Unë personalisht respektoj hierarkinë. Presidenti ka të gjithë të drejtën t’iu qëndrojë fjalëve të tij. Ai është i pari i kësaj pune dhe nuk kam pse të komentoj fjalët e presidentit. A është Kukësi në valle për titull? Është”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit