Asnjë pikë në klasifikim, Pioli nuk dorëzohet: Fitojmë 3 ndeshjet e mbetura dhe kualifikohemi

20 Tetor 2021
8:46
Alfred Lleshi
back button

Stefano Pioli nuk fshihet. Milani bie nën goditjet e Portos dhe sheh që planet për kualifikimin në raundin e dytë të Champions-it bëhen të komplikuara, në fund të një ndeshje të humbur pa shkëlqim. Trajneri i kuqezinjve, në “Sky” analizoi humbjen në tokën luzitane:

“Unë kam folur tashmë me ekipin. Nuk luajtëm si Milani dhe tani duhet të reagojmë. Ishte një mbrëmje e keqe dhe tani duhet të fillojmë përsëri. Na mungonte qartësia dhe menaxhimi i topit. Duhej të ishim më të sigurt dhe të humbnim më pak topa. Nuk ishim të saktë në zgjedhjet tona dhe në këto nivele paguan për gabimet.

Mungesat nuk llogariten, skuadra ishte konkurruese sonte. Ndoshta mund të kishim diçka më shumë te zëvendësimet si cilësi. Sonte kemi bërë një gabim në menaxhimin e topit dhe zakonisht nuk na ndodh. Nuk ishim shumë dinamikë kundër kundërshtarit të shpejtë, që bëti mjaft mirë në fushë”.

Kapërcimi i grupit, për momentin përfaqëson një mision të vështirë, por jo të pamundur për Milanin: “Ndoshta me 9 pikë kualifikohemi, por duhet të fitojmë patjetër. Tani duhet të përqëndrohemi te Bologna, Torino dhe Roma. Më pas do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, ku duhet ta fitojmë ndeshjen tonë të parë para tifozëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit