Asnjë shpresë te Flamurtari, largohet titullari i radhës!

2 Maj 2019
9:45
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më asnjë shpresë në Vlorë! Futbollistët kanë pritur deri tani se mund të shlyhen, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe duket se nuk do të ndodhë. Administratori Sinan Idrizi ka premtuar para 2-3 javësh që rrogat do të kalonin në llogaritë e futbollistëve, por fjalët nuk janë përkthyer asnjëherë në veprime. 

Të gjithë kanë humbur durimin dhe nuk besojnë se do të ketë ndryshim situate në kampin vlonjat. Kuqezinjtë duan të largohen, të gjejnë ekipe të reja dhe të përgatisin akuzat për klubin e Flamurtarit për rrogat e pamarra. I radhës që ka konfirmuar largimin e tij është Elton Cale. 

Braziliani ka patur dhe probleme me administratorin Sinan Idrizi madje shtatshkurtri ka marrë dhe një gjobë për shkak të postimeve të tij të shpeshta në Instagram në lidhje me rrogën. 30-vjeçari ka zbuluar të ardhmen e tij sërish nga ky rrjet social. "Muaji i fundit", – shkruan titullari i Dajës dhe bën shenjën e largimit nga Vlora. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit