“Ata i kanë të garantuara rrogat deri më datën 15 prill”

23 Mars 2020
10:21
Telesport
back button

NBA ka në program për të paguar rrogat e basketbollistëve deri më datën 15 prill dhe më pas do të shqyrtojë mundësitë se si do të kryhet pagesa e lojtarëve për pjesën e mbetur të sezonit. Kampoionati prej 2 javësh është ndërprerë prej coronavirus.

Për shkak të forcave madhore, siç është rasti i coronavirus, rregullorja i jep mundësi klubeve të mbajnë nga rroga e lojtarëve 1/92 të pagës për cdo ndeshje që anullohet. Në “forca madhore” hyn edhe një rast pandemie siç është koronavirus.

Gjithsesi, vendimi zyrtar për këtë mbajtje të pagës do të merret ditët në vijim, pasi NBA të diskutojë edhe me shoqatën e basketbollistëve. Disa lojtarë të NBA-së kanë dalë pozitiv me coronavirus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit