“Ata kanë mbaruar”, presidenti Dana White i sugjeron dy luftëtarëve të tërhiqen nga UFC

7 Korrik 2019
20:38
back button

UFC 239 ishte një natë shpërthyese teksa tri prej pesë ndeshjeve të evenimentit kryesor kanë përfunduar me nokaut. 

Teksa Amanda Nunes dhe Jon Jones shtuan një tjetër fitore në CV e tyre duke mbrojtur titujt përkatës, nuk ishte një mbrëmje e mirë për të gjithë. 

Luke Rockhold është mposhtur me nokaut nga Jan Blachiwicz ndërsa Holly Holm është shkatërruar nga Nunes në raundin e parë dhe Dana White thotë se ata duhet të konsiderojnë pensionin. 

“Mendoj se Luke Rockhold duhet të mendojë për t’i varur dorezat në gozhdë,” pranon White. 

“Ai ka thyer nofullën sot kjo është hera e dytë teksa kohët e fundit vetëm ka humbur me nokaute. Ka pasur një karrierë të madhe, ka qenë një luftëtar i madh, por do të kisha dëshirë ta shihja të tërhiqej. 

Edhe Holly ka pasur një karrierë të madhe. Ajo është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar dhe akoma vazhdon të stërvitet si një bishë në moshën 40-vjeçare. Ajo duhet të mendojë se çfarë do të bëjë tani, por unë them që edhe ajo duhet të tërhiqet.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit