“Ata të dy vinin me vonesë në stërvitje, arkëtuam 75 mijë stërlina nga gjobat që u vinim”

6 Dhjetor 2023
13:53
Telesport
back button

Në moshën 35-vjeçari mesfushori serb Nemanja Matic nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Këtë verë, lojtari u transferua nga Roma te Rennes në Francë. Nëse në kampionat gjërat nuk shkojnë mirë, në Europa League situata është ndryshe.

Matic luan ende një rol si lider në fushë. Në një intervistë, mesfushori kujton periudhën kur luante në Premier League, fillimisht me Chelsea e më pas me Manchester United. Ai ka vendosur një paralele të karrierës së tij në këto dy klube të mëdhenj, duke bërë edhe diferencën mes tyre.

Te Chelsea, lojtarët silleshin në mënyrë profesionale dhe ishin gjithnjë të përpiktë në stërvitje. Ndërsa te Manchester United çdo ditë ishte dikush që vinte me vonëse në stërvitje”, kujton Matic.

Matic nuk u ndal me kaq, por përmend edhe emra: “Mes atyre që vinin gjithnjë me vonesë ishin Pogba, Sancho e ndonjë tjetër. Kush vinte në orar inatosej me këto vonesa, ndaj vendosëm që të aplikonim një lloj gjobe disiplinore. Unë u emërova president i një komisioni disiplinor, që mblidhte gjobat nga vonesat e lojtarëve”.

Kujtoj që vara në mur një copë letre ku shkruaja emrat e atyre që vinin me vonesë. Në harkun kohor të një sezoni arkëtuam rreth 75 mijë stërlina nga gjobat e vëna. Kishim vendosur që me paratë e mbledhua nga gjobat të organizonim një festë në Londër, por për shkak të Covid ajo festë u anullua”, tha Matic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit