“Ata u dukën të lodhur, nuk e kuptova si shënuan dy gola”

11 Shtator 2019
14:32
back button

Islanda doli me humbje nga “Elbasan Arena”, teksa dy golat kuqezi erdhën në fund për të çuar më kot mundin e miqve duke barazuar në dy momente. Mbrojtësi i ekipit ishullor, Ragnar Sigursson, që luan me Rostov në Rusi, për mediat islandeze analizoi mbrëmjen në Shqipëri:

“E vërtetë që nuk e meritonim të fitonim me atë që dhamë në fushë por ende nuk kuptoj se si Shqipëria shënoi dy gola kur u duk se ishte lodhur pas 2-2 dhe nuk kishte fuqi të reagonte?”.

“Ndiheshim mjaft mirë dhe gati për këtë përballje, por ja që gjërat nuk shkojnë siç edhe i kërkon”.

“Duhet ta shikojmë me qetësi dhe të vazhdojmë për të fituar takimin e radhës”, u shpreh Sigurdson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit