Atalanta merr lajmin më të keq para debutimit në Champions

16 Shtator 2019
13:48
back button

Një hirushe do të ketë Champions League këtë sezon, për herë të parë Atalanta do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Të mërkurën në orën 21:00 skuadra zikaltër do të luajë ndeshjen e parë, atë ndaj Dinamo Zagreb, në Kroaci, por trajneri Gasperini duhet të bëjë llogaritë që të disponueshëm nuk do të ketë një ndër lojtarët kryesor: Luis Muriel.

Sulmuesi kolumbian u largua nga fusha në ndeshjen e djeshme Genoa mes dhimbjeve në gju. Rezultatet e para tregojnë se ai ka një ndrydhje në gju dhe për këtë do të duhet të qëndrojë disa javë larg fushës, kështu raporton “Sky Sport”.

Gjithsesi stafi mjekësor i Atalantës është në alarm pasi Muriel mund të ketë një dëmtim më të rëndë në ligamentet e gjurin, që do e linte për muaj me radhë jashtë fushe, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit