Atalanta-Napoli: Berisha bën sa mundet, Hysaj po kthehet në çështje

3 Dhjetor 2018
22:58
back button

Sfida e fundit e javës së 14-të në Serinë A, mes Atalantës e Napolit, duhej të ishte edhe një derbi mes shqiptarësh, por e tillë u bë vetëm në fundin e ndeshjes së fituar nga Napoli 2-1.

I vetmi shqiptar në fushë nga fillimi ishte Etrit Berisha, ndërkohë që ishte një surprizë sidomos ulja në stol e Elseid Hysajt. Mbrojtësi shkodran nuk luajti as në mesjavë në Champions, edhe pse u fut në pjesën e dytë, ndaj pritej të merrte vendin në formacion.

Megjithatë, Maksimovic u konfirmua dhe Hysaj u fut në minutën e 77-të, pa bërë asgjë për t’u veçuar. Agjenti i tij Hysajt ditët e fundit hodhi poshtë lajmin e “Telesport” rreth planeve të Napolit për shitje të mbrojtësit kuqezi, por fakti që Ancelotti gjithnjë e më shumë po e ndërton formacionin pa të flet vetë.

Berisha pësoi 2 gola, por nuk pati faj në asnjërin rast dhe kreu pritje mjaft të mira, ndaj meritoi notën mesatare 6 deri në 6.5 në mediat italiane, duke treguar se është një garanci. Ndërkaq, Berat Gjimshiti ishte në stol, pas dy ndeshjesh rresht titullar.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit