Atalanta rigjen Gjimshitin, Gasperini shkon me mungesa ndaj Liverpoolit

24 Nëntor 2020
17:26
Eraldo Harlicaj
back button

Atalanta ka publikuar ekipin që do të udhëtojë drejt Liverpoolit. Ekipi italian ka disa mungesa të rëndësishme, pasi Mattia Caldara, Fabio Depaoli dhe Mario Pasalic nuk kanë udhëtuar me ekipin.

Trajneri Gian Piero Gasperini ka grumbulluar mbrojtësin Berat Gjimshiti. Ai u la pushim në ndeshjen e fundit të kampionatit, por ndaj Liverpoolit pritet të luajë nga minuta e parë.

Ekipi i Atalantës kundër Liverpoolit

Portierë: Rossi, Sportiello, Gollini
Mbrojtës: Toloi, Palomino, Gosens, Romero, Djimsiti, Piccini, Mojica, Hateboer, Ruggeri, Scalvini
Mesfushorë: Freuler, De Roon, Pessina, Panada, Miranchuk
Sulmues: Lammers, Muriel, Gomez, Ilicic, Zapata

Lajme të tjera

Lajmet e fundit