“Atalanta-Valencia ka qenë një bombë biologjike”

21 Mars 2020
21:35
Denis Hakanaj
back button

Shefi i repartit të Pneumologjisë i spitalit Papa Giovanni XXIII të Bergamos, Fabiano di Marco, ka pohuar për Corriere della Sera se ndeshja e Champions League e luajtur mes Atalanta-s dhe Valencia-s në Milano ka qenë një dramë e vërtetë për bergamaskët.

Në ditët pasuese është regjistruar numri më i madh i të infektuarve në krahinën e Bergamos dhe mjeku është përgjigjur kështu në lidhje me numrin e madh të vdekjeve të 13 marsit të kaluar:

“Janë thënë shumë gjëra, unë them mendimin tim. Më 19 shkurt, 40 mijë bergamaskë në San Siro për Atalana-Valencia. Në autobus, makina, tren. Një bombë e vërtetë biologjike, fatkeqësisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit