Ateltico humbi Superkupën, letra e babait për djalin tifoz bën xhiron e botës

14 Janar 2020
14:00
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka dalë i mundur nga sfida e Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid. Lotaria e penalltive ka qenë fatale për Colchoneros. 

Një zhgënjim i madh për lojtarët e Diego Simeone-s, por edhe për tifozët. Veçanërisht për një djalosh të ri, i cili, siç ka bërë të ditur Marca, ka marrë një mesazh special nga babai i tij. 

Një letër që, pasi është publikuar në rrjetet sociale, ka bërë xhiron e internetit. Autori i letrës ka qenë Arius de Burgos, i cili ka shkruar: 

“Kam dashur ta shkruaj këtë letër për djalin tim, sepse qante dhe i vinte turp të shkonte në shkollë pas humbjes së Atletico Madrid. Gonzalo, djalim im, të jesh tifoz i Atletico Madrid është e vështirë. Është shumë e lehtë të jesh tifoz i Real Madrid- it ose Barcelona-s”. 

“Përgëzoi të gjithë rivalët në shkollë dhe mend se një ditë do të kemi revanshin tonë. Po të mos kishte qenë për Courtois, do të kishim fituar ne. Do të vuash shumë për Atelticio-n, por kur do të triumfojë, fitorja do të vlejë trefish”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit