Atje luajnë edhe Flamurtari me Elbasanin, njihuni me kalendarin e Kategorisë së Dytë

3 Shtator 2021
15:38
Alfred Lleshi
back button

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin e edicionit të ri nga 19 shtatori, për t’u përmbyllur më 1 maj të vitit 2022. Sipas faqes së FSHF në internet, këtë të premte, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të kësaj kategorie për të dyja grupet, A dhe B, të dyja fazat.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto skuadra: Oriku, KSSH Veleçiku, FK Elbasani, Luzi 2008, F.C. Bulqiza, KF Gramshi, Iliria, KF Ada, FC Internacional Tirana, KF Klosi, Shënkolli, Murlani. Në grupin B do të jenë: Flamurtari FC, KF Sopoti, Labëria FC, KF Devolli, KF Naftëtari, FK Tepelena, SHS Albpetrol, SHS Përmeti, FK Këlcyra, FC Gramozi, FK Memaliaj, AF Luftëtari.

Shorti u hodh në praninë e përfqësuesve të klubeve të Kategorisë së Dytë. Hapni linqet më poshtë dhe njihuni me kalendarin e plotë për të dyja grupet:

Kalendar Kategoria e Dyte Grupi A sezoni 21-22

Kalendar Kategoria e Dyte Grupi B sezoni 21-22

Lajme të tjera

Lajmet e fundit