Atlete djallëzore me gjak njeriu, Nike distancohet: Nuk jemi përgjegjës    

30 Mars 2021
17:32
Denis Hakanaj

Nike ka hedhur në gjyq ideatorët e koleksionit të atleteve djallëzore të reklamuara nga Lil Nas X në prag të premierës së “Montero”, kënga e re e artistit.

Këpucët, edhe pse kanë logon e kompanisë së njohur të veshjeve sportive, nuk kanë marrë miratimin e drejtuesve. Në të njëjtën ditë që artisti dhe kolektivi MSCHF i kanë nxjerrë në shitje, Nike ka bërë një denoncim për shkelje të markës në gjykatën federale.

Kompania është distancuar për shkak se atletet (865 euro çmimi) përmbajnë një pikë gjaku njerëzor në shollë dhe janë nxjerrë në shitje vetëm 666 palë, një numër që ka simbilizuar gjithmonë djallin.

Këpucët, një version i modifikuar i modelit Nike Air Max 97, janë shitur mnë pak orë. Nike, ndër të tjera, është sulmuar nga disa politikanë konservatorë, por ka siguruar se nuk ka qenë e përfshirë në realizimin e këpucëve:

“Nuk jemi përgjegjës për dizajnin dhe as për nxjerrjen në shitje të këtyre këpucëve, dhe nuk e miratojmë këtë projekt”, ka qenë pozicioni i kompanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit