Atletët rusë në prag të katastrofës…; Isinbayeva jep sinjalin SOS, apel Putinit dhe IOC

29 Qershor 2020
14:07
Alfred Lleshi

Atletika ruse është në prag të katastrofës. Në këtë mënyrë “të papërpunuar”, mjaft zemërthyer, ish-atletja Yelena Isinbayeva e ka përmbledhur letrën publike për presidentin Putin, në të cilën tregon gjendjen e atletëve rusë vetëm disa orë para afatit të 1 korrikut, kur Federata Ruse e Atletikës duhet të paguajë gjysmën e 9 milionë eurove gjobë, të vendosur ndaj saj nga Federata Botërore e Atletikës (IAAF), në mënyrë që atletët e tyre “të pastër” të mund të garojnë. Dënimi financiar u shqiptua në janar të vitit 2020, pa shlyerjen e tij nuk lejohet të garojë në gara ndëkombëtare asnjë atlet rus.

Duke qenë se 1 korriku është në prag, Isinbayeva ka lëshuar sinjalin SOS, përmes një letre tjetër drejtuar presidentit të Atletikës Botërore, Sebastian Coe, dhe atij të IOC, Thomas Bach, në të cilën tërheq vëmendjen e dy organizmave në fjalë, duke paralajmëruar se përjashtimi nga garat i atletëve rusë do të ishte “shkelje e madhe e parimeve sportive dhe e të drejtave të sportistëve të pastër”. Në të dyja letrat paralajmëron që, nëse nuk bëhet pagesa përkatëse, procesi i Atletit të Autorizuar Neutral (ANA) do të pezullohet, gjë që lejon që disa atletë rusë të garojnë nën një flamur asnjanës.

“Federata ndërkombëtare nuk ka të drejtë t’iu mohojë mundësinë atletëve të pastër rusë, të cilët e kalojnë me sukses kontrollin e rreptë anti-doping. Ata duhen lejuar të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, të paktën me statusin neutral. Sipas mendimit tonë, heqja dorë nga këto të drejta është një shkelje e madhe e parimeve sportive dhe të drejtave të atletëve të pastër”, – nënvizon ajo.

View this post on Instagram

‼️Друзья, давайте спасём нашу ЛЕГКУЮ АТЛЕТИКУ вместе!🙏🏻 ⠀ ☝🏻Это открытое письмо от чистых и честных легкоатлетов нашей страны международному сообществу. Очень надеемся, что оно будет подхвачено мировой общественностью и СМИ. Нельзя допустить повторение сценария 2016 года, когда мы были лишены участия на Олимпийский играх в Рио, за ошибки, совершенные определенной группой безответственных лиц. Нельзя допустить вновь, коллективную ответственность, за так называемое «Дело Лысенко». ⠀ Понимаю сегодня суббота и особого желания напрягаться нет, но только вместе и сообща мы сможем хоть что-нибудь изменить к лучшему… ⠀ ‼️Dear friends, let's save our athletics together!🙏🏻 ⠀ ☝🏻This is an open letter from clean and honest athletes of our country to the international community. We very much hope that it will be picked up by the world public and the media. We cannot allow a repeat of the scenario of 2016, when we were denied participation in the Olympic games in Rio, for mistakes made by a certain group of irresponsible individuals. Collective responsibility for the so-called "Lysenko Case"cannot be allowed. ⠀ I understand that today is Saturday and there is no special desire to strain, but only together and we can at least change something for the better… ⠀ #cleansport#justice#worldathletics#чистыйспорт#справедливость

A post shared by YELENA ISINBAEVA (@isinbaevayelena) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit