Atletico arkëton 125 milionë nga Griezmann dhe kompleton edhe dy operacione

15 Maj 2019
10:42
back button

Antoine Griezmann është një "ish" tek Atletico Madrid që prej së martës dhe Atletico bën planet e së ardhmes, duke e ditur se francezi largohet duke mbushur arkën e klubit.

Marrëveshja mes sulmuesit e Barcelonës përflitej prej muajsh dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, për 125 milionë, sipas klauzolës që vetë Griezmann kërkoi verën e shkuar, kur refuzoi Barcelonën për të tentuar edhe një herë të fundit triumfin në Champions League me Atleticon.

Në këtë mënyrë, Atletico duhet të gjejë pasardhësin e kampionit të botës, përveç Godin, por ndërkohë mbyll dy operacione dytësore.

Kështu, klubi spanjoll ka bërë një biznes të madh me Sportingun, sepse ka arritur marrëveshjen për të shmangur gjyqin për sulmuesin Gelson Martins, i cili u transferua vjet në Madrid, falas, por Sportingu nuk e pranoi prishjen e njëanshme të kontratës (periudha e kaosit në Lisbonë, kur lojtarët u sulmuan nga tifozët).

Tani Atletico arrin marrëveshjen për 24-vjeçarin, duke i paguar 22.5 milionë euro Sportingut, që nga ana e vet merr sulmuesin argjentinas Luciano Vietto, duke i paguar Atleticos 7.5 milionë euro dhe duke i lënë 50% të kartonit të 25-vjeçarit, i cili sezonin aktual luajti në huazim te Fulham, ku shënoi vetëm 1 gol në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit