Atletico bën detyrën ndaj Osasuna-s, Morata dhe Saul i japin fitoren skuadrës së Simeone-s

14 Dhjetor 2019
22:52
back button

Atletico Madrid ka mposhtur Osasuna-n me rezultatin 2-0 në Wanda Metropolitana. Skuadra e Simeone-s ka shfrytëzuar shansin pas hapit fals të Barcelonës pasditen e së shtunës.

Pas një pjese të pare të qetë dhe pa shumë momente të rëndësishme, goli i Alvaro Morata-s ka zhbllokuar takimin në minutën e 67’.

Në të 75-ën, Saul Niguez ka vulosur fitoren me golin që ka dyfishuar avantazhin. Me këto tri pike, Atletico është ngjitur në vend të 4-t me 29 pikë, 6 më pak se kryesuesit.

Megjithatë, duhet thënë se madrilenët kanë një ndeshje më tepër se skuadrat më sipër, pra diferenca me kreun mund të bëhet më e madhe pas El Clasico-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit