Atletico detyrohet të shesë: dy gjigantët e Serisë A po fërkojnë duart

2 Nëntor 2022
14:21
Denis Hakanaj

Renditja e Serisë A është shumë e shkurtër nga vendi i dytë e në vazhdim. Duke përjashtuar Napolin, + 5 ndaj Atalanta-s së vendit të dytë, skuadrat e tjera janë të gjitha 2, maksimumi 3 pikë larg njëra-tjetrës.

Juventus është rikthyer në garë për vendin e katërt falë fitores ndaj Lecce-s dhe Roma po vazhdon rrugën që u ndërpre në disfatën ndaj Napoli-t. Pikërisht bardhezinjtë dhe verdhekuqtë janë të kujdesshëm në merkato për janarin, por edhe qershorin, për të forcuar skuadrat.

Të dyja ekipet synonin dy lojtarë të mëdhenj të Atletico Madrid, të cilët vetëm të martën u mundën nga Porto, duke u renditur në vendin e fundit në grupin e Champions League.

Një rezultat që ka sjellë edhe mungesën e kualifikimit në Europa League. Një rrugë katastrofike që do ta detyrojë klubin të shesë disa nga lojtarët më të mirë të klubit.

Dy lojtarët që Juventus dhe Roma kanë synuar janë Rodrigo De Paul dhe Saul Niguez. I pari është një njohës i vjetër i Serisë A, pasi ka veshur prej disa vitesh fanellën e Udinese-s, klub me të cilin u bë i njohur në futbollin e madh.

Tjetri, Saul, vjen nga një sezon shumë i komplikuar i huazuar te Chelsea dhe edhe pas kthimit te Atletico vështirësitë nuk kanë munguar. Të dy nuk konsiderohen të paprekshëm nga Atletico, që do të duhet të bëjnë disa sakrifica pas fillimit të keq të sezonit që i kushtoi eliminimin nga Champions League.

Juventus e ka ndjekur De Paul për disa kohë, që nga Udinese dhe shpreson ta rikthejë atë në Itali. Saul Niguez, nga ana tjetër, mund të bëhet një nga objektivat kryesore të Jose Mourinho-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit