Atletico Madrid është në kërkim të një fitoreje pas një humbje dhe një barazimi të marrë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll të futbollit.
Madrilenët janë kthyer në fushë mbremjne e sotme për javën e 18-të të La Liga-s. Skuadra e Simeone-s pret në shtëpi ekipin e Valladolid, që mban vendin e 17-të në renditje.
Duket se Colchoneros i kanë siguruar tri pikët që në 45 minutat e para, të mbyllura në avantazh 3-0 falë tre golave të realizuar në harkun e dhjetë minutave.
Goli i parë është realizuar nga Alvaro Morata. Pasi ka marrë një asist të mrekullueshëm nga Griezmann, sulmuesi spanjoll ka nxjerrë jashtë loje një kundërshtar me një finte të bukur dhe ka shënuar me lehtësi.
Në të 23-ën ka ardhur goli i dytë dhe këtë herë autori ka qenë Griezmann, i cili nuk ka gabuar një metër larg portës pas asistit të marrë nga Molina.
Në minutën e 28-të ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve i shënuar nga Hermoso. Një gol që ka ardhur nga një goditje dënimi i Griezmann, i cili ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë.