Atletico i papërmbajtshëm, turpëron Sevilla-n dhe merr vendin e tretë me GJASHTË gola (Pamjet)

4 Mars 2023
23:13
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka marrë një fitore të thellë 6-1 kundër Sevilla-s në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme për javën e 24-t të kampionatit spanjoll të futbollit.

Një fitore e pastër e siguruar që në 45 minutat e para nga ana e skuadra e Diego Simeone-s. Sfida është zhbllokuar në minutën e 23-të nga Depay.

ATLETICO MADRID-SEVILLA 1-0 – VIDEO

Sulmuesi holandez ka qenë protagonist edhe tri minuta më pas duke dyfishuar avantazhin e madrilenëve. Sevilla ka reaguar duke ngushtuar diferencat në minutën e 39-të me En Nesyri.

ATLETICO MADRID-SEVILLA 2-0 – VIDEO

Pjesa e dytë ka filluar me golin e tretë të Atletico Madrid, që është realizuar në minutën e 53-të nga Antoine Griezmann. Në të 69-ën ka qenë Carrasco që ka shënuar të katërtin për vendasit.

ATLETICO MADRID – SEVILLA 5-1 – VIDEO

Në minutën e 74-t, miqtë kanë pasur mundësinë për të shënuar me penallti, por goditja e Rakitic ka përfunduar në shtyllë. Dy minuta më pas ka ardhur edhe goli i pestë i Atletico-s, i realizuar nga Morata.

ATLETICO MADRID-SEVILLA 6-1 – VIDEO

Situata është përkeqësuar për Sevilla-n në minutën e 81-të, kur miqtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gueye.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 92-të, Alvaro Morata ka realizuar edhe golin e tij të dytë personal dhe të gjashtin për Atletico Madrid, që tani është ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit