Atletico ka gati zëvendësuesin, vendin e Grizemann e zë një tjetër francez

17 Maj 2019
18:38
Telesport
back button

E ardhmja e sulmuesit francez Alexandre Lacazette mund të jetë Spanja, por jo skuadra e Barcelonës, siç është folur më parë. Për sulmuesin 29-vjeçar francez, që aktualisht luan në Premier League me Arsenal, është interesuar ekipi i Atletico Madrid. Skuadra madrilene është në kërkim të një lojtari që të zëvendësojë Antoine Griezmann.

Ndaj, sipas “The Sun”, Lacazette mund të luajë me skuadrën “colchoneros” sezonin tjetër edhe pse ka një kontratë me Arsenal që skadon në vitin 2022. Një sulmues që sipas mediave spanjolle pëlqehet nga trajneri Diego Simeone, pasi ka përvojë edhe në arenën ndërkombëtare.

Lacazette kushton rreth 80 milionë euro, çka mund të ndërlikojë disi gjërat. Atletico nuk i ka problem paratë, pasi nga shitja e Griezmann do të arkëtojë 125 milionë euro. Gjithsesi, klubi nuk ka shumë dëshirë të shpenzojë këtë shumë për Lacazette, ndaj është duke biseduar me “topçinjtë” për të mbyllur marrëveshjen për shifrën 60 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit