Atletico kënaq trajnerin Simeone, siguron mbrojtësin e Tottenham

31 Janar 2023
12:04
Telesport
back button

Skuadra e Atletico Madrid do të marrë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni mbrojtësin irlandez Matt Doherty, që është në pronësi të Tottenham. Sipas “Daily Mail”, palët kanë mbyllur marrëveshjen dhe lojtari ndodhet që prej ditës së djeshme në Madrid, për të kryer vizitat mjekësore.

Një largim ky i detyruar për 31-vjeçarin irlandez, pasi te Spurs ka mbërritur Pedro Porro që pritet të jetë titullar në krahun e djathtë. Këtë sezon, Doherty ka realizuar edhe një gol në Premier League, ku më së shumti ka qenë në stol.

Transferimi do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, ndërkohë që kontrata e lojtarit me Tottenham skadon në verën e vitit 2024. Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Diego Simeone, që ka patur mjaft largime ditët e fundit. Matt Doherty është një futbollist me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit