Atletico Madrid blindon 16-vjeçarin me një klauzolë të çmendur

24 Maj 2020
19:58
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka arritur ta bindë talentin El Jebari El Hannouni të nënshkruajë një kontratë profesioniste.

Marca ka bërë të ditur se marrëveshja e re e mesfushori 16-vjeçar përfshin një klauzolë 24 milionë euro.

Një kaluzolë e domosdoshme për spanjollët, duke parë se El Hannouni ishte vënë në shënjestër nga shumë klube të mëdha të Europës.

Barcelona, PSG, Manchester City dhe Chelsea kanë kontaktuar të riun për të bindur që të largohej nga Madridi.

Tentativat kanë dështuar, me El Hannouni që ka nënshkruar deri në vitin 2023 me Colchoneros.

El Hannouni do të luajë për Marokun në Botërorin e ardhshëm  Under 17.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit