Atletico Madrid del në shitje, fiksohet çmimi me dhjetë shifra

3 Nëntor 2022
16:57
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid është në shitje. Lajmi i bujshëm është dhënë nga mediat spanjolle këto orë, që kanë shpjeguar Gil Marin dhe Enrique Cerezo janë gati të vlerësojnë shitjen e klubit në mënyrë konkrete.

Nuk dihet sa mund të ketë ndikuar te ky vendim dalja e parakohshme nga Champions League e skuadrës, fakti është se edhe çmimi është fiksuar. Sipas El Desmarque, është 1.350 milialrdë euro.

Megjithatë, jo të gjitha paratë do të shkojnë në xhepat e pronarëve: gjysma, në fakt, do të duhet për të paguar borxhin e madh që ka Atletico dhe që është rritur shumë në vitet e fundit, pavarësisht rezultateve të mira sportive.

Rezultatet të mira sportive që, siç thamë më lart, nuk kanë vazhduar në këtë sezon. Skuadra e Diego Simeone-s jo vetëm që është eliminuar që në fazën me grupe të Champions Leuague, por nuk ka arritur të kualifikohet as në Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit