Atletico Madrid, prapaskena e penalltisë së humbur: donte ta gjuante Joao, por… (Pamjet)

28 Tetor 2022
12:00
Denis Hakanaj
back button

“Nëse është dita ime më e vështirë si trajner? Po, është më e vështira që kur jam ulur në stol. Fatkeqësisht ka qenë një ndeshje e komplikuar, është hera e dytë në 10 vite që nuk shkojmë në 1/8-at”.

Kanë qenë këto fjalët e Diego Simeone-s, të mërkurën në mbrëmje, pas eliminimit nga Champions League dhe mbi të gjitha pas sekondave të fundit të ndeshjes kundër Bayer Leverkusen që kanë parë lojtarët e tij të gabojnë një penallti dhe të godasin traversën në të njëjtin aksion.

Akoma më shumë hidhërim mund të ketë në mendjen e Cholo-s duke shikuar përsëri atë që ka ndodhur në fushë mes futbollustëve të tij. Në fakt, mediave dhe tifozëve të Atletico-s nuk u ka shpëtuar një shkëmbim mes Ferreira Carrasco dhe Joao Felix se kush duhej ta gjuante penalltinë.

Belgu e ka marrë topin dhe i është përgjigjur me një “jo” të thatë portugezit që, i freskët pasi kishte hyrë në fushë në minutat e fundit, donte të merrte këtë përgjegjësi të madhe edhe për të shuar zërat rreth tij.

Rezultati? Penallti e gabuar dhe Atletico Madrid i eliminuar në mënyrën më të pabesueshme të mundshme. Një episod ky që mund të përçajë akoma më shumë Colchoneros.

PENALLTIA E HUMBUR NGA CARRASCO – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit