Atletico Madrid, Simeone zbulon çelësin e suksesit

26 Maj 2020
16:46
Denis Hakanaj
back button

Diego Pablo Simeone ka folur për filozofinë e tij të lojës në një intervistë të dhënë për Fox Sports.

Aftësia për mbrojtur është një art i komplikuar që nuk do të thotë vetëm të presëshs kundërshtarët. Këtë e di mirë dhe është munduar ta shpjegojë Simeone.

“Të gjithë thonë se ne kemi një stil mbrojtës. Çdo ditë shikojmë lojtarë të mëdhenj, por ata që dinë të mbrojnë janë pak. Skuadrat që mbrojnë më mirë, janë ato që fitojnë. Çelësi është mbrojtja”, ka thënë trajneri i Atletico Madrid.

“Kushdo mund të  ketë lojtarë të mëdhenj në sulm, veçanërisht skuadrat më të mira, klubet më  të mirë, por problemi është gjithmonë i njëjtë: të dish të mbrosh. Sa ia dalin?”.

“Në Atletico-n tim të parë luanin Diego, Arda Turan, Falcao, Adrian dhe dy mbrojtës krahu sulmues si Juanfran dhe Filipe Luis. Megjithatë të gjithë thonin se ishim një skuadër mbrojtëse”, ka thënë Cholo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit