Atletico merr vendimin për Griezmann, sulmuesi kërkon falje

13 Maj 2022
17:56
Denis Hakanaj
back button

Ishte e qartë pas darkës mes Gil Marin dhe Mateu Alemany, tani ka ardhur edhe siguria që Antoine Griezmann do të blihet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

Sulmuesi francez është i huazuar për dy sezone he Barcelona kishte rënë dakord me Colchoneros për ta blerë për 40 milionë euro nëse lojtari do të kishte luajtur të paktën 50% të minutave.

Një formalitet që është kryer: trajneri Diego Simeone dhe Atletico Madrid janë të lumtur me paraqirtjet e Antoine Griezmann dhe do ta respektojnë paktin.

Ndërkohë, vetë sulmuesi ka bërë mea culpa në një intervistë të dhënë për të përditshmen AS, në të cilën ka bërë një bilanc të sezonit të fundit, të kushtëzuar nga dëmtimet.

Francezi nuk ka shënuar shumë gola dhe nuk ka kontribuar siç do të kishte dashur në rezultatet e skuadrës e Simeone-s, që është kualifikuar përsëri në Champions League:

“Ka qenë një vit i komplikuar, shpresoj ta mbyll mirë. Kanë ardhur lojtarë të rinj, kam patur një dëmtim, më pas ka ardhur eliminimi nga Champions-i. Ka dodhur gjithçka dhe e dimë”, ka thënë Griezmann.

“Kanë munguar golat e mi dhe ndihem përgjegjës. Deri në momentin e dëmtimit ndihesha mirë. Më pas kam patur vështirësi, nuk kam mundur të stërvitem.

“Kur jam kthyer, kam provuar të jap maksimumin, por nuk kam arritur të shënoj. Gjithsesi, punoj gjithmonë për skuadrën, në sulm dhe në mbrojtje. Dua të jem i rëndësishëm dhe vendimtar, nuk është normale të luash kaq shumë ndeshje pa shënuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit