Atletico mposht Valencia-n, Simeone thumbon Real-in dhe zbulon dëshirën e Suarez

28 Nëntor 2020
22:08
Denis Hakanaj
back button

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka folur për fitoren e arritur në kampionat kundër Valencia-s;

“Më i miri në fushë i skuadrës kundërshtare ka qenë portieri dhe kjo do të thotë shumë. Të fitosh në Valencia nuk është e lehtë. Para pak kohësh kanë fituar një ndeshje të bukur kundër Real Madrid”.

Në lidhje me Suarez: “Mjeku do të na thotë kur do të jetë negativ. Kam folur tri herë me të për të parë si ndihet dhe e di se do të kthehet. Prania e tij motivon skuadrën dhe e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit