Atletico nuk gabon, kundër Sociedad i mjaftojnë 12 minuta (Video)

12 Maj 2021
23:56
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka bërë një hap më shumë drejt titullit.

Skuadra e Diego Simeone-s ka mposhtur 2-1 Real Sociedad në javën e 36-të të La Liga-s dhe tani kryeson me një avantazh prej 4 pikësh ndaj Barcelona-s dhe pesë pikësh ndaj Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Sfida e luajtur në Wanda Metropolitano është vendosur në harkun e 12 minutave në pjesën e parë.

Carrasco ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 16-të dge Correa ka realizuar golin e dytë në të 28-ën. Zubeldia ka fiksuar shifrat në 2-1 shtatë minuta para fundit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit