Atletico nuk ndalet, mposht Valencia-n falë një dhurate

28 Nëntor 2020
18:13
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka marrë fitoren e radhës në La Liga pasi ka mundur 1-0 Valencia-n në transfertë.

Një fitore kjo që e ka çuar skuadrën e Simeone-s tri pikë larg vendit të parë që mbahet nga Real Sociedad, me madrilenët që kanë dy ndeshje për të rikuperuar.

Ndeshja është vendosur në minutën e 79-të nga një autogol i Lato-s.

Valencia, pas kësaj humbje, mban vendin e 10-të në renditje me 12 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit