Atletico përgatitet për Juventus-in, Burgos: Më mirë të vdesësh me një shigjetë në gjoks se në b…

10 Shtator 2019
15:24
Denis Hakanaj
back button

German Burgos, i cili njihet nga të gjithë si “El Mono”, nuk është vetëm zëvendëstrajneri i Atletico Madrid. Ai është edhe motivuesi kryesor i skuadrës, për shkak të karakterit të tij të zjarrtë, që e ka dalluar edhe si futbollist.

Javën e ardhshme do të kthehet Champions League dhe spanjollët do të kenë menjëherë mundësinë për të marrë revanshin kundër Juventus-it, që eliminoi Colchoneros në 1/8-at e sezonit të kaluar.  

Burgos ka zgjedhur Instagram-in për të motivuar ekipin: “Çdo ndeshje duhet të konsiderohet si një finale”, ka shkruar ai në profilin e tij. |Ne përgatitemi për finale, jo për ndeshje”.

“Kur një lojtar e kupton këtë mesazh është më afër arritjes së objektivave. Gjëja e parë që duhet të futet në kokën e lojtarëve është kjo frazë: ‘Është më mirë të vdesësh me një shitë në gjoks se me një në b…’. Duhet dhënë jeta për shokët e skuadrës dhe për t’i ndihmuar ata të kenë sukses”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit