Atletico-s i kthehet te fitoja me Suarez-Carrasco, vetëm CR7 ka bërë më mirë se uruguaiani në La Liga

17 Tetor 2020
17:55
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka mundur 2-0 Celta Vigo-n në javën e gjashtë të La Liga-s dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimesh radhazi.

Takimi i luajtur në Estadio de Balaidos është vendosur nga një gol i shënuar nga Luis Suarez në minutën e gjashtë.

Uruguaiani ka shënuar 150 gola në 195 ndeshje të luajtura në La Liga, duke u bërë lojtari i dytë më i shpejtë që arrin këtë shifër në këtë kompeticion në shekullin e 21-të pas Cristiano Ronaldo-s (140).

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i dytë i madrilenëve, i shënuar nga Carrasco.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit