Atletico sakrifikon idhullin e tifozëve për të marrë Alvaro Morata

15 Janar 2019
20:12
Telesport
back button

Alvaro Morata po afrohet gjithnjë e më shumë me rikthimin në Spanjë, te skuadra e Atletico Madrid, që për t’i dhënë hapësirën e duhur sulmuesit aktual të Chelsea duhet të largojë një sulmues tjetër. Dhe i sakrifikuari i skuadrës “colchoneros” do të jetë Diego Costa, një idhull për tifozët e këtij ekipi, që pritet të “hapë krahun” që në janar në rast se vjen Morata.

Diego Costa erdhi një vit më parë tek Atletico (në janar të 2018-ës) po nga Chelsea, pas polemikave që kishte asokohe me trajnerin Antonio Conte. Dhe këtë herë historia përsëritet me Alvaro Morata, që ka problem sërish me një trajner italian, Maurizio Sarri, që nuk e aktivizon.

Morata pranoi të ulë rrogën për t’u rikthyer në Spanjë, ndërkohë që Diego Costa mund të fluturojë në Kinë, ku ka mjaft kërkesa. Por Diego Costa, tashmë 30 vjeç, ka patur kërkesa edhe nga klube të tjera spanjolle, që janë gati t’i ofrojnë një vend si titullar. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës skuadra të shumta në Europë e Azi janë gati të “rrëmbejnë” Diego Costa”, që e sheh veten të tepërt tek Atletico.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit