Atletico zbulon pasardhësin e Diego Costa, shënon gol në çdo dy ndeshje

7 Dhjetor 2018
19:06
Telesport
back button

Ekipi i Atletico Madrid, i shqetësuar për të ardhmen e sulmuesit të tij Diego Costa, po mendon për zëvendësuesin dhe ka zbuluar tashmë pasardhësin. Bëhet fjalë për talentin 22-vjeçar uruguajan që aktivizohet me Celta Vico, Maxi Gomez. Një sulmues me shumë të ardhme, që ka një statistikë të frikshme: 24 gola me Betis në 48 ndeshje zyrtare. Pra, një gol në çdo dy ndeshje.

Gomez është edhe lojtar i ekipit kombëtar të Uruguajit, ku është aktivizuar në 9 takime, por ka shpërthyer në La Liga me ekipin e Celta Vigo, ku mbërriti në verën e vitit 2017. Dhe në këto 18 muaj është dalluar për aftësinë e tij para porte, çka ka tërhequr vëmendjen e skuadrës “colchoneros”, që synojnë ta sjellin në Madrid verën e ardhshme.

Maxi Gomez konsiderohet nga trajneri Diego Simeone si zëvendësuesi ideal i 30-vjeçarit Diego Costa, i dëmtuar prej dy javësh dhe që pritet t’i nënshtrohet operacionit. Jo vetëm kaq, por përflitet se Costa do të shkojë në Kinë sezonin tjetër, pasi skuadra kineze e Tianjin Quanjian i ka bërë një ofertë të kënaqshme.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit