Atletico “zhyt keq” Sevilla-n me Morata & Llorente! Por emocioni i takonte legjendës që vendosi rekordin historik

1 Tetor 2022
20:40
Telesport
back button

Atletico Madrid mundi Ramón Sánchez Pizjuán të Sevillas në ndeshjen e javes së shtatë të La Liga. Skuadra e Simeones fiton me nje rezultat 2-0 të pastër, rezultat i golave ​​të shenuara nga Marcos Llorente dhe Alvaro Morata.

Skuadra andaluziane rikthehet në humbje pasi fitoi 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, duke treguar edhe një herë shumë limite. Sevilla vazhdon te thelloje krizen pasi ka arritur vetem pesë pikë në shtatë ndeshjet e para me vetem nje fitore (4 humbje dhe 2 barazime)

VIDEO E GOLIT TE MORATA

Rekordi i tyre më i keq në këtë fazë që nga sezoni 1996/97 (4 pikë – W1 B1 H5), kur ata ranë në Segunda División. Nje ecuri e cila do te shtyje drejtuesi te klubit te ndryshojne dicka dhe tashme Lopetegui eshte i lukundur ne stol.

AlvaroMorata ka shënuar në tre ndeshjet e tij të fundit kundër Sevillas (3 gola në total). Ky është rekordi tij më i mirë kundër të njëjtit kundërshtar në karrierën e tij në pesë ligat më të mira të Euros në të gjitha garat (gjithashtu tre kundër Alavés – tre gola).

Duke luajtur sot kundër Sevillas, Koke bëhet lojtari me më shumë paraqitje në të gjitha garat per Atletico Madrid ne histori (554), duke kaluar Adelardo Rodríguez (553). Legjenda e klubit…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit