Atletico-Juventus, Savic: E kuptova që do të shënoja kur…

19 Shtator 2019
16:23
Denis Hakanaj
back button

Stefan Savic, qendërmbrojtësi i Atletico Madrid, ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me golin e shënuar në takimin kundër Juventus-it, të përfunduar në barazim 2-2.  

“Kjo është Champions League, e dimë. Ndeshje kundër ekipeve të mëdha. Ata kanë luajtur mirë dhe kanë shënuar dy gola, por ne nuk jemi dorëzuar. Kjo ka qenë forca jonë. Jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë dhe jemi të lumtur me rezultatin”, ka thënë Savic për Mundo Deportivo.

Në lidhje me golin: “Jam shumë i kënaqur, sepse ka qenë goli im i parë në Champions. Një gëzim i dyfishtë, sepse nuk ndihesha mirë. Një natë më parë dhe para ndeshjes kam patur temperaturë”.

“E kuptova që do të shënoj kur pashë Gimenez të kërcente. E di se ai i fiton duelet me kokë dhe unë isha në pozicionin e duhur për të shënuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit