Atletja e konsideruar mashkull dhe e martuar me një kolege, së shpejti nënë?

23 Qershor 2020
13:33
Telesport
back button

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya, e martuar që në vitin 2015 me kolegen Violet Ledile Raseboya, mund të bëhet së shpejti nënë. Të dyja sportistet kanë postuar njëkohësisht një foto ku krahas një palë këpucëve të mëdha janë edhe një palë këpucë të vogla për fëmijë. Foto më pas e shoqëruar edhe nga postime të tjera që e konfirmojnë këtë gjë.

Semenya është kampione olimpike në garën e 800 metrave, një atlete që më së shumti është bërë e famshme për paraqitjet e saj në garë dhe akuzat se është mashkull. Kjo ka bërë që ajo të ketë përplasje si me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës ashtu dhe rivalet e saj, që e akuzojnë së është mashkull për shkak të nivelin të lartë të testosteronit.

Këto akuza e kanë detyruar Semenya të bëjë testin e seksualitetit për të konfirmuar se është femër. Gjithsesi, në vitin 2019, CAS i Lozanës vendosi që atletja duhet t’i nënshtrohet terapive për të ulur nivelin e testosteronit. Por ky vendim u pezullua nga Gjykata Federale Supreme e Zvicrës. Po atë vit, në Botërorin e Doha, Semenya nuk garoi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit