Aubameyang: Jam kapiteni më shik në Premier dhe në botë. Ja çfarë i them skuadrës

19 Nëntor 2021
13:29
Denis Hakanaj
back button

Pierre-Emerick Aubameyang ka dhënë një intervistë interesante për faqen zyrtare të Topçinjve.

Sulmuesi i Arsenal-it ka folur për mënyrën e tij e të qënit lider dhe kapiten i skuadrës. Një shirit në krah të marrë në 2019-ën dhe e mbajtur me krenari (dhe stil) çdo herë: në fushë dhe në dhomën e zhveshjes.

“Jam kapiteni më shik në Premier League, ndoshta në botë”, ka thënë duke qeshur Auba.

“Të them të vërtetën, kërkoj të jem një shembull, mendoj se është pjesa më e rëndësishme e të qenit kapiten. Të kërkoj të frymëzoj të rinjtë e ekipit, por edhe më të vjetrit. Mendoj se kjo është puna më e bukur në futboll.

“Kur luftojmë, më pëlqen t’u them disa fjalë ekipit dhe t’u jap gjëra pozitive në mendjen e tyre. Në mendjen time, edhe nëse janë vetëm dy ose tre fjalë, kjo mund të ndryshojë diçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit